Telegrafi

Nxehet derbi, Shima: Pejën do ta mundim edhe si mysafir

Gerti Shima, basketbollist i Sigal Prishtinës, ka pohuar se skuadra kryeqytetase ka treguar se mund të përmbys rezultatin edhe në Pejë.

Sigal Prishtina dhe Peja do të takohen sonte me fillim në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku pejanët po avancojnë 1:0 në serinë e “Play-Off” të finales së basketbollit të Kosovës.

“Ne treguam edhe në Pejë që kemi forcë për të përmbysur gjithçka. Të enjten luajmë në Prishtinë para tifozëve tanë dhe jemi edhe më të mobilizuar dhe besoj se do të zhvillojmë lojë të mirë. Nuk guxojmë të bëjmë hapa fals”.

“Peja po tregon lojë të mirë, por ne jemi gati për këto sfida dhe besoj se do t’ia dalim me sukses. Vetë rezultati tregon që ne mundemi të fitojmë si atje, si këtu, por çdo gjë hap pas hapi. Duhet të tregojmë një lojë të mirë dhe pastaj të mendojmë për ndeshjet në vazhdim”, tha Shima.