Telegrafi

Nuza do ta drejtojë ndeshjen e rëndësishme mes Vëllaznimit dhe Gjilanit

Është caktuar gjyqtari kryesor që do ta drejtojë derbin për mbijetesë mes Vëllaznimit dhe Gjilanit.

Duelin përcaktues se kush do të shkojë në barazh, Vëllaznimi apo Gjilani do ta drejtojnë sot gjyqtarët e FIFA-së, Genc Nuza me asistentët, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndërkohë, gjyqtar i katërt është Visar Kastrati.

Ndonëse me pëlqim të ekipeve, kjo treshe ishte folur se do ta gjykojë duelin tjetër të titullit, Prishtina – Drita, por Komisioni ka vendosur që Nuza me shokë ta referojë ndeshjen në Gjakovë.

Vëllaznimi – Gjilani luhet sot prej orës 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Vendasit me fitore do t’i shmangen barazhit, ndërsa mysafirëve iu mjafton edhe një pikë. /Telegrafi/