Site icon Telegrafi

Nussbaumer: Zvicra e shqetësuar për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer ka deklaruar se Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.

Nussbaumer në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se është e rëndësishme normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi folur edhe për marrëdhëniet komplekse mes Kosovës dhe Serbisë. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes dy vendeve. Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Nussbaumer.

Ai shtoi se Zvicra do të vazhdoj angazhimet për fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon duke ofruar më shumë se 200 mijë ushtarë zviceran në KFOR.

Nussbaumer theksoi se Zvicra është një mbështetëse e Kosovës, dhe është krenare me komunitetin kosovar të integruar në shoqërinë tonë.

Lexo po ashtu Konjufca pas takimit me Nussbaumer: Serbia mund të përsërisë skenarin e Banjskës, por me përmasa më të mëdha

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe politikanë të tjerë.

Nussbaumer gjithashtu tha se do të takohen edhe me KFOR-in ku do të flasim për çështjet e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version