Telegrafi

Nusreti ishte i pranishëm në ceremoninë e FIFA-s, shfaqet në shoqërinë e yjeve të futbollit

(Foto: Instagram/nusr_et)

Shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokce, gjithnjë e më shpesh është prezent në evenimente të ndryshme të sportit.

Të hënën mbrëma, ai ka qenë i pranishëm në Teatro alla Scala të Milanos, ku janë ndarë çmimet e FIFA-s për më të mirët e futbollit (‘The Best Fifa Football Awards’).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nusret Gokce

Atje është takuar deh ka pozuar me shumë emra të njohur të këtij sporti, qoftë ata që luajnë aktualisht apo legjendat.

Nuk ka munguar edhe një përqafim me Lionel Messin, superyllin e Barcelonës, i cili u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Kujtojmë që Nusret Gokce është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/nusr_et)