Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht.
Rasti ka ndodhur të enjten në Lipjan.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/