Në episodin e radhës të “Lufta e nuseve” garën e fitoi nusja nga Peja, Egzontina Shabaj.
Egzontina dhe bashkëshorti i saj, Egzoni ishin konkurent me dy çifte të tjera, njëri nga Vlora dhe tjetri nga Korça.
Në një prononcim për Telegrafin nusja fituese tha se vendimi për të marrë pjesë ishte shumë spontan.
“Meqenëse kishim vendosur që të bëjmë një dasëm më ndryshe atëherë vendosëm të merrnim pjesë. Unë kisha më shumë dëshirë sepse si gjithmonë që ne femrat jemi më eksploruese, por Egzoni pa dyshim u pajtua dëshirës time dhe morëm pjesë”, tha Egzontina, duke treguar se përgatitjet për dasëm i morën shumë kohë.
“Edhe pse na mori shumë kohë, vështirë nuk e patëm sepse që në fillim e kemi ndarë mendjen se si duam të jetë dasma jonë dhe kemi punuar në atë ide”.
Ndryshe Egzontina, e cila me profesion është arkitekte dhe Egzoni futbollist, me triumfin në këtë garë fituan një pushim një javor në Antalya./Telegrafi