Telegrafi

Nusja largohet nga shtëpia për shkak të vjehrrës – policia e gjen atë pa ndjenja

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një nuse në Gjakovë është larguar nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovar e ka raportuar se vajza e saj e martuar-viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe ishte gjetur pa ndjenja, e njëjta është dërguar ne spital dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Dyshohet se viktima është larguar nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti mbetet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/