Site icon Telegrafi

Nusja keqtrajtohet nga burri dhe vjehrra në Prizren

Foto: Ilustrim

Një femër ka informuar se bashkëshorti i saj dhe vjehrra që një kohë e kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikishtë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në Prizren.

Sipas raportit të policisë, bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt.

Siç thuhet në raport, viktima së bashku me tri vajzat e sajë është dërguar në strehimore. /Telegrafi/

Exit mobile version