Telegrafi

Nusja e Sabri Fejzullahut tmerrohet nga mesazhet ngushëlluese që i vijnë në sajë të vjehrrit (Foto)

Të jesh pjesë e një familje me famë nuk është edhe aq e lehtë.

Shpesh mund të përballesh me lajme t ndryshme rreth të afërmve, ndonjëherë edhe të pa vërteta, gjë që nuk të bën të ndihesh aspak mirë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi Ariana Fejzullahut, gruas së këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Ariana dhe Ermal Fejzullahu. Burimi i fotos: instagram

E njëjta është zgjuar sot në mëngjes me plot mesazhe ngushëlluese nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vjehrrin e saj, këngëtarin Sabri Fejzullahu.

Gjithë kjo erdhi si pasojë e disa titujve dashakeq në media, në të cilat u trillua “vdekja” e Sabri Fejzullahut.

Ajo ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke thënë se as vet nuk po beson syve se në çfarë vendi po jetojmë.

“Sabri Fejzullahu është shumë mirë dhe vazhdon ta mbajë veten në formë siç ka bërë çdo herë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/