Telegrafi

Nusja e djalit të Grabovcit edhe këngëtare, momenti kur ajo performon në dasmë (Video)

Dasma e djalit të Adem Grabovcit, Ngadhnjimit, ishte mjaft e veçantë.

Një nga dasmat që shpërtheu me raportimet e mediave ishte pikërisht dasma e ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, i cili martoi djalin, Ngadhnjimin në një ceremoni ku prezente ishin shumë fytyra prominente.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dasma e djalit të Adem Grabovcit

Telegrafi ka siguruar nga rrjetet sociale një video ku në një moment gjatë dasmës nusja e djalit të Grabovcit shihet duke kënduar, teksa aty shihet e befasuar këngëtarja, Aurela Gaçe, e angazhuar për të performuar në këtë dasmë e cila u dekorua nga Nina Events.

Duket se nusja ka befasuar të gjithë me talentin e saj për të performuar, sa që edhe të pranishmit u befasuan.

Ishte kjo një nga dasmat më të përfolura në media në kohët e fundit. /Telegrafi/