Telegrafi

Nusja dhe dhëndri votuan në Turqi para fillimit të ceremonisë martesore

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi po përcillet me interesim të madh nga qytetarët e këtij vendi.

Ata me çdo kusht janë munduar të gjejnë kohë të lirë që të shkojnë në qendrat e votimit, për të kryer obligimin e tyre qytetar, transmeton Telegrafi.

Madje nusja dhe dhëndri të veshur me kostum dhe fustan të bardhë të nusërisë, ishin në mesin e miliona turqve që u nisën sot drejt qendrave të votimit.

Lexo po ashtu Votuesja turke shkon në qendër të votimit "e shoqëruar" nga qengji

Bëhet fjalë për nusen 23-vjeçe Ozge Coban dhe dhëndrin 24-vjeç Ismail Coban, që votuan para se të nisen në ceremoninë e tyre martesore.

Kujtojmë që sot në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve ku në garë për president kanë qenë Recep Tayyip Erdogan, presidenti aktual i vendit, si dhe Kemal Kiliçdaroglu, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/