Një dasmë që po zhvillohej në Bihar të Indisë është ndërprerë në gjysmë nga nusja, e cila nuk mundi ta duronte reagimin e tepruar të dhëndrit që u frikësua prej vetëtimës.
Dasmorët kanë nisur të përleshen, pasi kushërinjtë e dhëndrit e refuzonin ndërprerjen e ceremonisë, meqenëse prifti i kishte kryer disa prej ritualeve fetare, transmeton Telegrafi.
Policia që intervenoi për rastin, ka thënë se nusja ishte nisur me nxitim për të ikur, si pasojë e ‘sjelljeve të çuditshme’ të dhëndrit, kur rrufeja ra në afërsi.
Kur kushërinjtë dhëndrit e kundërshtuan vendimin e saj të papritur, iu kundërvunë të afërmit e nuses dhe nisi përleshja mes dy familjeve.
Pas ceremonisë martesore të kthyer në zënkë masive, policia ka arrestuar tre pjesëmarrës, ndërsa po bëhen hetime për motivet kryesore dhe ecurinë e ngjarjes. /Telegrafi/