Site icon Telegrafi

Nushi publikon projektin e ri “Problem”

Reperi i njohur, Nushi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore.

Edhe së fundmi, reperi ka lansuar një të tillë të cilën e solli të shoqëruar edhe me klip.

Kënga më e re e Nushit mban titullin “Problem”, për tekstin u kujdes vetë reperi.

Foto: Screeshot/Youtube

Muzika u realizua nga po ashtu nga Nushi dhe Ace Yah, ky i fundit ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin. Ndërkaq realizimi i videoklipit i është besuar produksioni Image.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nushi

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tij.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit ishte “E urrej”, një ripërpunim i këngës origjinale të Elita 5. /Telegrafi/

Exit mobile version