Telegrafi

Nushi paralajmëron projektin e ri muzikor “TT”

Nushi (Foto: Instagram/nushi.official)

Rep-artisti shqiptar, Nushi, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit nga estrada shqiptare.

Që në paraqitjen e tij të parë, reperi ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e mbështesin vazhdimisht.

Përpos aktiviteti me postime të përditshme, ai në po të njëjtën mënyrë po vepron edhe me punën në industrinë muzikore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Nush ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet kënga e tij.

“TT” titullohet projekti muzikor, për të cilën është përkujdesur producenti Marco Tolo.

“Shumë shpejt ka për t’u djeg situata”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Theksojmë se para disa javës, ai solli “A e din” në bashkëpunim me këngëtarin Rino Sopjani. /Telegrafi/