Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes avokatit Tomë Gashi dhe anëtarit të Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, në studion e RTK-së.
Nushi ka mohuar të ketë pasur përleshje fizike. Ai ka pohuar se vetëm e ka lagur me ujë Gashin, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka pasur rrahje, as ndonjë konfrontim mes neve. E kam gjuajtur me ujë sepse më ka ofenduar rëndë”, tha ai në Debat Plus, përcjell Telegrafi.
Nushi theksoi se fjalët e Gashit ishin shumë të ulëta.
Ai nuk ka treguar fjalët për shkak të të cilave është ofenduar, duke thënë se “ka kulturë familjare dhe se nuk ka mundësinë të lëshohet në atë nivel”./Telegrafi/