Reperi i njohur shqiptar, Nush, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“Comando” mban titullin kjo këngë, teksa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Sinkronmusic(Strage), kurse për ‘beatin’ është përkujdesur Nush&Bando.
Këngën tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet që do të mirëpritet nga publiku.
Nushi është një nga reperët e rinj të estradës, i cili po pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor.
I njëjti këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje dhe koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/