Telegrafi

Nush lanson projektin e ri “Ghetto”

Nush Foto: Instagram/nushi.official

Nush është rep-artisti shqiptar që pëlqehet në masë të madhe nga audienca e gjerë.

Ai për vite të tëra ka qenë aktiv me prurjet muzikore, të cilat kanë marrë miliona klikime në platforma digjitale.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram ai ka bërë të ditur se ka sjell në treg këngën e re.

“Ghetto” mban titullin prodhimtaria, për instrumentalin e së cilës janë përkujdesur producentët Drippy Beatzz dhe Fatjon Sejdiu.

Për miksimin ka punuar Çekiç Lipa, ndërsa për pjesën vizuale ka xhiruar Sunset Films.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, kënga është ptirut mirë nga admiruesit e muzikës së reperit. /Telegrafi/