Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga vërshimet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj.
Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë kështu djalin 5 vjec, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai tha se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.
“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari për kp.
Vërshimet në Pejë morën jetën e dy qytetarëve, ndërsa u lënduan dhe disa tjerë.
Po ashtu, u shkaktuan dëme të shumta materiale. Lidhur me vërshimet në qytetin e Pejës ka pasur reagime të shumta, ndërsa krerët e shtetit kanë ofruar gjithë mbështetjen për qytetarët në Pejë. /Telegrafi/