Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqen e njohur të Facebook-ut “NasDaily”, prej kohësh viziton vende të ndryshme të botës, nga të cilat pasqyron gjera interesante përmes një videoje një miutëshe.
Falë Nuseir Yassin-it, fundmi shqiptarët dhe Shqipëria kanë marrë vëmendje nga miliona njerëz anë e mbanë botës.
Në videot njëminutëshe ditore që ai poston në faqen e tij, nuk ka hezituar ta promovojë Shqipërinë për tolerancën fetare, Besën e shqiptarit, e madje edhe për çmimet e lira të kafeve, shkruan Telegrafi.
“Shqiptarët janë ndër popujt më bujarë në botë.”
Çështjen e bujarisë ai e ka ndërlidhur me mënyrën se si shqiptarët në restaurant, nuk paguajnë veç e veç por njëri paguan për të gjithë.
Ka folur për diversitetin fetar, në të cilën ka treguar se religjionet në Shqipëri nuk janë të cenueshme nga shteti apo shoqëria.
Në videon që ka publikuar, ai ka treguar gjithashtu për bukuritë natyrore të Shqipërisë, gjithashtu për ushqimet tradicionale shqiptare.
“Ushqimet janë shumë të lira. Por njerëzit nuk e vizitojnë Shqipërinë, ndoshta për arsye të stereotipave, që më herët ka pasur diktaturë, e korrupsion “, thotë ai.
Yssain ka folur edhe për bunkerët e Enver Hoxhës. “Janë 170 mijë bunkerë të ndërtuar për luftë”.
Gjithashtu përmend rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përndryshe, sa i përket videove të vlogerit për Shqipërinë, më së shumti ka rënë në sy komentet ku turistët shfaqin interesim të madh për ta vizituar Shqipërinë./Telegrafi