Telegrafi

Nuse në Kosovë? Adrola Dushi pranon se po kontribuon në bashkimin Shqipëri-Kosovë

Adrola Dushi (Foto: Instagram/AdrolaDushi)

Modelja e famshme Adrola Dushi ishte e ftuara e Luana Vjollcës në edicionin festiv të “Shiko Kush LUAN”.

Sfidës “Ndaje ose pije” nuk mund t’i shpëtonte as Adrola, e cila u vendos para pyetjes se a ishin të vërteta fjalët se shumë shpejt mund ta shohim si nuse Kosove.

Adrola vendosi të mos pinte dy gota shampanje, por të përgjigjej, përcjell TCH.

Lexo po ashtu Dhjetë paraqitjet ekstravagante të Adrola Dushit në festivalin Kënga Magjike

“Kam dëgjuar lartë e poshtë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj!”, u shpreh Adrola.

Bukuroshja nga veriut i Shqipërisë gjithashtu shtoi se di të bëjë dhe fli.