Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Nuse për në Amerikë” e mban titullin kënga e saj e re, e cila është folklorike.
Teksti dhe muzika është kompozuar nga vet Hadërgjonaj, ndërsa orkestrimin e ka kryer Marko Pollo.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet tematikës së këngës dhe paraqet pjesë të ndryshme nga ndejat e organizuar nga shqiptarët në Amerikë.
Për klipin “Nuse në Amerikë” kanë punuar Cinematic, AlbStudio dhe Vula Film.
Javën e kaluar, Albëria i njoftoi fansat se e shtyu paksa publikimin e këngës së saj të re, për shkak të rastit tragjik të 11-vjeçares së dhunuar nga pes persona pak ditë më parë në Prishtinë.
Ajo dënoi rëndë krimin në fjalë përmes një videoje në Instagram, duke kërkuar njëherësh drejtësi për të miturën. /Telegrafi/