Producenti i njohur shqiptar, Nurteel Morina, duket se po bëhet gati për një projekt të ri.
Producenti i njohur i Massive Production, që ka realizuar shumë hite, duket se po bën gati projektin e radhës.
Ai shihet teksa punon në studio duke sjellë tinguj të rinj, por nuk dihet se cili këngëtar është klienti i tij, transmeton Telegrafi.
Ndryshe Nurteel ka qenë producent i Bleros duke krijuar disa hite të mëdha të tij, teksa ka kohë që punon me disa prej emrave më të mëdhenj të estradës, përfshirë “2Ton” dhe hitet e fundit “24H” dhe “Parameno”. /Telegrafi/