Ylli nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov ka arritur një tjetër fitore në peshat e lehta në UFC .
Në takim ndaj Al Iaquintas, Nurmagomedov ka arritur të fitojë pas vendimit unanim të gjyqtarëve.
Fitorja e mbrëmshme ishte e 26-ta në karrierë për sportistin rus duke mos shijuar ende humbjen.
Pas përfundimit të meçit, Nurmagomedov ka thënë se është çmenduri arritja e tij.
“Është e çmendur dhe ju e dini këtë. 26-0, 10-0 në UFC dhe un jam i padiskutueshëm si kampion i lehtë”, deklaroi Nurmagomedov.
29-vjeçari menjëherë pas kësaj fitore ka folur edhe për irlandezin Conor McGregor.
Ai ka falënderuar Al Iaquintan për meçin derisa ka thënë për McGregorin se dëshiron të luftojë me autobus.
“Dua ta falënderoj kundërshtarin tim dhe ekipin e tij. Iaquinta është një gangster i vërtetë në Brooklyn , ai nuk është pulë, ai vjen këtu dhe ndeshet”.
“Ku është Conor? Ai dëshiron të luftoj me autobus, ndërsa un dua të luftoj me gangsterë të vërtetë”, përfundoi Nurmagomedov. /Telegrafi/