Khabib Nurmagomedov nuk ka qëndruar pa e ngacmuar Conor McGregorin pas incidentit të ndodhur të enjten mbrëma në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut, kur irlandezi e sulmoi autobusin në të cilin ndodheshin yjet e UFC-së, në mesin e tyre edhe aplikuesi rus i arteve marciale.
E gjitha kishte filluar kur Nurmagomedov dhe ekipi i tij ishin zënë me mikun e McGregorit, Artem Lobov, të cilin Khabib e kishte kapur për fyti.
Për më shumë, luftëtari rus i MMA do të duelojë ndaj Max Holloway për titullin e peshave të lehta në UFC, i cili iu mor pikërisht këtë javë irlandezit të famshëm për shkak se nuk ka zhvilluar një meç në UFC që nga nëntori i vitit 2016.
“Jam duke qeshur brenda. E theve dritaren? Pse? Eja brenda. Ti e di se UFC nuk të lejon të hysh brenda. Nëse je një gangster i vërtetë, pse nuk po hyn brenda?”.
“Ky është një vend i madh i tregimeve për gangsterë. Brooklyn. Dëshiron të flasësh me mua? Dërgoma vendndodhjen. Duhet të bisedojmë? Do të vi, pa problem”.
“Unë jam rritur me gjëra të këtilla. Nuk jam rritur duke hedhur karrige nëpër dritare. Ky nuk është autobusi im”, ishin fjalët e Nurmagomedov drejtuar Conorit.
Conor McGregor showed up at UFC 223 media day.
By the time he left, there were damaged vehicles. pic.twitter.com/WkTKBnV46I
— SportsCenter (@SportsCenter) April 5, 2018
McGregor i është dorëzuar policisë së New Yorkut pas incidentit, mirëpo Khabib shpreson që ai të mos shkojë në burg.
“Duhet të ndeshemi. Nëse duhet të ndeshemi, le të ndeshemi. Tregoma vendndodhjen. Të lutem, duhet ta rregullojmë këtë. Unë dhe ti. Një me një. Dëshiron 10 me 10? Si të duash”.
“I kam dhënë shuplaka gjithë ekipit të tij dhe asnjëri nuk ka bërë zë. Ai erdhi me mediat, me kamerat kur unë jam vet. Natyrisht se doja të dilja jashtë, por nuk më lejonin të largohesha nga autobusi. Ai e di këtë”, ishin fjalët e rusit 29-vjeçar. /Telegrafi/
Outrageous from Conor McGregor. pic.twitter.com/IuvlC8uQQI
— Sun Sport (@SunSport) April 6, 2018