Adis Nurkoviç është zyrtarisht portier i Flamurtarit të Vlorës.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” klubi vlonjat ka prezantuar afrimin e tretë në ketë merkato, pas Ditmar Bicajt dhe Goran Siljanovski.
Nurkoviç vjen nga radhët e skuadrës boshnjake Travnik, ku u aktivizua për tre sezone.
31 vjeçari pak ditë më parë bëri debutimin me përfaqësuesen e Kosovës duke zëvendësuar Sajmir Ujkanin e dëmtuar.
Ky debutim shkaktoi mjaft polemika tek tifozët dhe opinioni sportiv kosovar. Portieri ka lindur në Bosnjë, por disponon pasaportë kosovare.