Telegrafi

Nuri i shtatzënisë e ka ndryshuar Gentën, i dashuri i saj publikon pamje të këngëtares në pritjen e ëmbël

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke qëndruar këto ditë në Prishtinë.

Ajo dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta, kanë vendosur që për disa ditë të rrinë në Kosovë, përkatësisht në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit.

Genta e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, jo pak herë ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Foto: Huseyin Usta

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një befasi të vogël që ka pranuar nga partneri i saj që me mëngjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë që ka marrë që me mëngjes, në pjatën e së cilës shkruhej “Fat të mbarë, të dua”.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Duket se shtatzënia ka ndikuar në nepsin e këngëtares dhe kjo vihet re edhe nga videoja e fundit që i dashuri i saj ndau me ndjekësit e tij në InstaStory.

Në video mund të shihet se si Genta shijon ëmbëlsirën e saj, ndërsa vihet re fare mirë ndryshimi në vijën e trupit gjatë shtatzënisë.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Genta dhe i dashuri i saj me prejardhje turke, Huseyin Usta, e ndajnë jetën e tyre mes tri shteteve: Kosovës, Zvicrës dhe Turqisë. /Telegrafi/