Telegrafi

Nuri Seferi fitoren ia dedikon Ramush Haradinajt

Nuri Seferi fitoi me nokaut në rundin e katër ndaj Lazlo Hubert.

Fitoren ndaj boksierit hungarez Seferi ia dedikoi Ramush Haradinajt.

Lexo po ashtu Nuri Seferi fiton me nokaut ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert (Video)

“Falënderoj Zotin për fitoren, këtë fitore ia dedikoj gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinajt”, ka thënë Seferi pas meçit.

Lufta u zhvillua në Burgdorf të Zvicrës, ku ishin rreth tre mijë të pranishëm. /Telegrafi/

‘Tysoni shqiptar’ Nuri Seferi është takuar me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Francë.