Njerëzit të cilët jetojnë në vende ku kanë shijuar ndotje më të madhe të ajrit janë të përballur me rrezik të rritur për vdekje të parakohshme nga Covid-19, shprehet në intervistën për MIA-n, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili kujtoi se këtë tezë para do kohë e ka parashtruar raportuesi i posaçëm për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetëso i KB-ve, Dejvid Bojd.
“E dimë se virusi i sulmon kryesisht mushkëritë dhe ndotja e ajrit e përkeqëson gjendjen e tyre në mënyrë proporcionale me atë se sa ata janë të ekspozuar në të. Në mënyrë plotësuese, ekspertët botërorë e thonë të njëjtën dhe mendoj se raportues i posaçëm për të drejtat e njeriut dhe mjedisit jetësor të KB-ve, z.Dejvid Bojd, paralajmëroi se njerëzit të cilët jetojnë në vende ku kanë shijuar ndotje më të madhe të ajrit janë të përballur me rrezik të rritur për vdekje të parakohshme nga Covid-19”, shprehet Nuredini për MIA-n.
Thekson se ai e informon Qeverinë për këtë, por fatkeqësisht, siç potencon, nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por mund të mendohet në të ardhmen gjatë krijimit të politikave për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Ora policore e uli ndotjen e ajrit, është vërejtur ulje e nivelit të dyoksidit të azotit dhe tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka pasqyrë më të mirë për atë çfarë pjesëmarrje ka transporti në ndotjen e ajrit.
Megjithatë, ndotja ka të bëjë edhe me temperaturat dhe mënyrën në të cilën ngrohen shtëpitë dhe objektet publike.
Nuredini në intervistën për MIA-n dha përgjigje në pyetjen se si masat që janë vendosur për shkak të krizës së koronës, e që në fakt e vendosin në pauzë mënyrën e deritanishme e të jetuarit reflektohen në ndotjen te ne, duke marrë parasysh faktin se rënie të konsiderueshme deri 50 për qind ka në qytetet si Madridi, Barcelona, Milano.
“Arritëm të shohim dallimin me dhe pa transport, gjegjësisht me zvogëlimin e numrit të automjeteve në rrugë, ndërsa e dimë edhe se disa nga impiantet e mëdha nuk punojnë me kapacitet të plotë. Megjithatë, derisa i bënim analizat e të dhënave, është vërejtur se trendi i zakonshëm është i lidhur me temperaturën dhe kohën kur njerëzit janë në shtëpi. Kjo na shpie deri te çështja e rëndësisë së ndërtimit të rrjetit gazsjellës dhe investimit të nevojshëm të
mëtejshëm në ngrohjen qendrore në qytetet e mëdha, në mënyrë që të ngadhënjejmë me atë pjesë të ndotjes që ka të bëjë me ngrohjen e shtëpive tona dhe ndërtesave publike, thekson Nuredini për MIA-n.
Ndonëse shprehet se për shkak të krizës së koronës dhe përballjes me të nuk është në plan të parë, ndërsa ndotja nuk është aq e pranishme në mediat, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta shikojmë si prioritet për vendin tonë.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit tonë gjatë tërë vitit. Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm, fatkeqësisht nuk ka ilaç të shpejtë. Duhet doemos ta vazhdojmë dhe ta intensifikojmë procesin e përmirësimit të efikasiteti energjetik të shtëpive tona dhe ndërtesave publike, t’i avancojmë metodat për transport dhe të sigurohemi se industria respekton rregullat dhe rregulloret, ndërsa e gjithë kjo kërkon edhe shumë investime, thekson ministri i Mjedisit Jetësor.
Konsideron se loja efikase ekipore, që tani Qeveria e tregoi në përballjen Covid-19 mund të shërbejë si shembull në zgjidhjen e mëtejshme të problemit me ndotjen e ajrit dhe në përgjithësi në mbrojtjen e mjedisit jetësor.
“Ajo që duhet ta bëjmë është që t’i forcojmë kapacitetet e Ministrisë me më shumë ekspertë, të përkushtojmë më shumë mjete për mjedisin jetësor dhe të veprojmë tani për të ardhmen. Në këtë moment Ministria punon në politika,
por njëherësh vepron si agjenci për objekt dhe leje. Duhet doemos të krijojmë agjenci për mjedis jetësor që do të merret me këtë, në mënyrë që Ministria të mund të përqendrohet në politikat dhe investimet e nevojshme për të mbrojtur pasurinë natyrore që duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë, shprehet Nuredini për MIA-n.
Për trajtimin e mbeturinave gjatë epidemisë, si trajtohet mbeturina mjekësore dhe mbeturinat nga personat në vetizolim, për kontroversat rreth përdorimit të RDF si karburant alternativ, për karburantin ekstra të lehtë, që gjithashtu sipas të gjitha kritikave në opinion do të rezultojë se është biznes serioz, por edhe për atë se sa përdorimi i inverterëve është në fakt masë ekologjike ose rrotullim në rreth, foli ministri Nuredini në intervistën për MIA-n.
Ai u përqendrua edhe në punën e tij të deritanishme në postin e ministrit, për ndikimin e krizës aktuale shëndetësore dhe krizës së sigurt të ardhshme financiare mbi mjedisin jetësor në vend, për atë se sa profesioni i tij bankar i
ndihmon ose pengon në postin aktual. Nuredini në intervistën për MIA-n, që si e plotë do të publikohet nesër përgjigjet edhe në pyetjen nëse do të kandidohet për mandat të ri.