Site icon Telegrafi

Nuredini: Për problemin me ndotjen e ajrit do të përfshihen të gjitha palët

“Jemi të vetëdijshëm se niveli i ndotjes së ajrit është i lartë. Por, akoma nuk është mbi pragun, ku duhet t’i aktivizojmë të ashtuquajturat masa të jashtëzakonshme, por gjithsesi jemi të përkushtuar në uljen e nivelit”.

Këtë e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në Sesionin e parë të Grupit të punës 5, të Konventës kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut me temë “Ndryshimet klimaterike: Sfidat globale dhe mundësitë kombëtare”.

Ai ju bëri apel industrisë, qytetarëve dhe subjekteve ekonomike që të kenë kujdes me materialet që i përdorin për ngrohje.

Nuredini gjithashtu porositi që të përdoret druri i cili nuk është i ngjyrosur, ose që nuk ka kimikate.

“Duhet të jemi të bashkuar që të ballafaqohemi me këtë problem. Ne jemi vend i vogël, por jemi ambicioz. Do të veprojmë me përkushtim me të gjithë faktorë”, tha Nuredini.

Ai informoi se Inspektorati për Mjedis Jetësor ka gjobitur disa kompani të cilat e kanë ndotur ajrin./Telegrafi/

Exit mobile version