Telegrafi

Nurboja fton qytetarët e Pejës të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë numrin 126

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Bashkim Nurboja, ka ftuar qytetarët e Pejës që të dalin masovikisht në zgjedhjet e së dielës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të votohet Lëvizja Vetëvendosje, numri 126.

“Me 6 Tetor ecni në rrugën e quajtur Ardhmëria, kur arrini tek dera me nr. 126, aty hyni sepse e ardhmja aty është e ndritur.

Bashkëqytetar të Pejës, erdhi dita që Pejë të ketë një përfaqësim të duhur në Kuvendin e Kosovës. Andaj, ju ftojë që masivisht të votoni Lëvizjen Vetëvendosje! me nr.126, dhe kandidatët nga Peja”, ka shkruar Nurboja në Facebook./Telegrafi/