Site icon Telegrafi

Nurboja: Arsimi duhet të jetë i lidhur me tregun e punës dhe shtysë i kufirit të dijës

Kandidati i LVV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Bashkim Nurboja ka thënë se arsimi në Kosovë duhet të jetë i lidhur me tregun e punës dhe shtysë i kufirit të dijes.

Përmes një postimi në Facebook, Nurboja ka thënë se arsimi në Kosovë duhet t’i ketë dy misione me rëndësi dhe angazhim të njëjtë.

Postimi i plotë:

Arsimi duhet të jetë i lidhur me tregun e punës dhe shtysë i kufirit të dijës

Arsimi në Kosovë duhet ti ketë dy misione me rëndësi dhe angazhim të njëjtë . Misioni i parë duhet të jetë aftësimi i njerëzve me dije dhe kompetenca që ti përgjigjet nevojave të tregut. Misioni i dytë duhet të jetë rritja e kufirit të dijës, gjëra që priten të vijnë nga profesor të ndryshëm që bëjnë hulumtime në fusha të ndryshme.

Të dyja këto misione parashihen në programin e Lëvizjes Vetëvendosje! Misionin e parë e plotësojmë duke rritur investimet qysh nga arsimi para-fillorë, fillorë dhe i mesëm; hapja e shkollave profesionale me sistemin dual, ku praktikat dhe mësimdhënia do të jenë të balancuara. Misionin e dytë e plotësojmë duke krijuar fondin për hulumtime, dhe duke e rritur standardet për Universitet dhe për thirrjet akademike. /Telegrafi/

Exit mobile version