Telegrafi

Nunez flet për Salahun dhe madhështinë e tij edhe jashtë fushe: Kur erdha në Liverpool nuk dija asnjë fjalë anglisht, ai mu afrua i pari dhe më dha besim

Darwin Nunez i fitoi shumë shpejt zemrat e tifozëve të Liverpoolit, por me ardhjen e tij nga Benfica kishte një problem të madh pasi nuk kuptonte asnjë fjalë anglisht.

Nunez ka folur hapur për periudhën e vështirë menjëherë pas mbërritjes nga Benfica.

Fakti që ai nuk kuptonte gjuhën angleze i krijonte probleme dhe për këtë arsye nuk ishte i qetë. Pastaj Mohamed Salah iu afrua dhe ishte i pari që e ndihmoi.

“Salah është një lojtar i shkëlqyer dhe një person i shkëlqyer. Kur mbërrita gjatë para-sezonit, ne patëm një bisedë. Fabinho ishte përkthyesi ynë atëherë”.

“Isha shumë nervoz. Arrita pa stërvitje dhe asgjë nuk më shkonte mirë. Mohamed më thirri për të folur me mua. Më tha që duhet të jem i qetë sepse jam i ri. Duhet të përshtatem”.

“Më tha se ai gjithashtu kaloi të njëjtin problem sepse ai nuk dinte anglisht në vitin 2017. Më tha se do ta mësoja gjuhën shpejt dhe se duhej të isha i qetë”, tregon Darvini.

Pas një fillimi të shkëlqyer në ndeshjet e para, Nunez pastaj “u ndal”.

Tre ose katër ndeshje të dobëta kanë bërë që tifozët e Liverpool të pyesin nëse ai është një nënshkrim i denjë për Reds, por uruguaiani duket se po rimarr formën e tij pas nënshkrim nga Benfica. /Telegrafi/