Numri i telefonit i Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, u shfaq në web pas vjedhjes së një smartfoni të një gazetari, i cili në mesin e shumë numrave kishte edhe atë të Presidentit.
Sipas revistës “Challenges”, përcjell gsh, në numrin e Presidentit kanë mbërritur me qindra mesazhe, jo gjithmonë të këndshme, përpara se ai të zhdukej nga interneti.
Numri i regjistruar i Emmanuel Macron, ishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore për të mbajtur kontaktet me mediat franceze.
Për këtë arsye ai ishte ende në dispozicion për shumë gazetarë.
Dhe pikërisht në telefonin e vjedhur të një gazetari, hajduti kishte gjetur numrin e Presidentit.
Përsëri, sipas asaj që raporton “Challenges”, anëtarët e qeverisë përdorin rregullisht të njëjtin telefon, pavarësisht nga rreziqet e privatësisë.