Vdekjet nga tërmeti në Siri dhe Turqi mund të arrijnë në 20,000 në ditët në vijim, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Numri i të vdekurve është 5021, por pritet të rritet ndërsa ekuipazhet e shpëtimit përpiqen të gërmojnë për të gjetur të mbijetuarit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pasgoditjet dhe moti i ftohtë i ashpër po pengojnë përpjekjet e tyre, me një lëkundje me magnitudë 5.4 ballë që u ndje në Turqinë lindore mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë bëhet e ditur se më shumë se 20,000 njerëz janë lënduar në këtë vend, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.
Përveç Turqisë, edhe në Siri, ndërtesat që kanë përballuar bombardimet dhe sulmet ajrore gjatë një dekade të luftës civile u rrëzuan nga tërmetet, duke shtuar numrin e të vdekurve. /Telegrafi/