Site icon Telegrafi

Numri i të shëruarve nga coronavirusi në nivel global ka kaluar në mbi 600 mijë

Më se 161 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e coronavirusit, derisa 2.34 milionë janë të infektuar, por bëhet se e ditur se ka kaluar në mbi 600 mijë numri i të shëruarve në nivel global.

Sipas të dhënave ekzekutuese të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë globin janë 602,793 persona që u rikuperuan nga kjo sëmundje, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, më së shumti të shëruar nga në Gjermani, ku raportohet se 88 mijë pacientë janë rikuperuar.

Lexo po ashtu Trump krenohet se i shpëtoi “miliarda” jetë, në shtetin me 330 milionë banorë

Kina e ndjekë Gjermaninë me 77,681, në Spanja që është një prej shteteve më të goditur nga coronavirusi, por numri i të shëruarve është i kënaqshëm, pasi raportohet se 77,357 të prekur janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara që aktualisht kryeson si nga vdekjet globale, ashtu edhe me rastet, me 39,090 viktima dhe 735,287 të sëmurë – ka 66,819 të rikuperua deri më tani.

Në të njëjtën kohë, numri i të shëruarve në Iran ka arritur në 55,987, ndërsa janë testuar për coronavirus më se 330 mijë banorë. /Telegrafi/

Exit mobile version