25 persona janë paraqitur me lëndime në Spitalin Kirurgjik Shën Naum Ohridski në Shkup, prej të cilëve 7 janë hospitalizuar kurse të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Kirurgu Viktor Kamillovski theksoi se ekipi kujdestar është plotësuar me shtatë mjekë të tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për fraktura të rënda dhe të hapura nën gjunjë, pra të kyçeve. Gjatë tentimit për t’u larguar nga shtëpitë e tyre janë prerë nga xhamat. Dy pacientë i kanë prerë tetivat , janë operuar dhe tani ndjehen mirë“, tha ai për Tv21.
Në spitalet tjera të qytetit janë paraqitur qytetarë me lëndime të ndryshme. Në Spitalin “8 Shtatori” janë paraqitur 5 persona, në spitalin Shën Naum Ohridski – 12 kurse në Qendrën Urgjente 5 persona. Mësohet se një fëmijë 8 vjeçar ka ndërruar jetë. Gjithsej në klinikat e qytetit janë pranuar 73 persona që janë lënduar si pasojë e vërshimeve që mbrëmë kapluan Shkupin.