Site icon Telegrafi

Numri i rasteve aktive me coronavirus 12,253, deri tani janë shëruar 31,041

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

Ndryshe, një ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar, të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë sigurimin e vaksinës anti-COVID, për shkak se në Kosovë është rritur numri i vdekjeve, duke tejkaluar shumë vende në botë.

Nga PDK theksuan se gjatë pandemisë po keqmenaxhohen spitalet dhe i gjithë sistemi shëndetësor.

Edhe nga Vetëvendosje kanë thënë se sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë.

Nga VV-ja theksuan se nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratorë publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer. /Telegrafi/

Exit mobile version