Telegrafi

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin Finlandë-Rusi është rritur, thonë autoritetet finlandeze

Trafiku përgjatë kufirit Finlandë-Rusi u intensifikua gjatë natës, sipas zyrtarëve finlandezë, pas njoftimit të Kremlinit për një mobilizim të pjesshëm të mërkurën.

Rreth 4,824 rusë mbërritën në Finlandë përmes kufirit lindor të vendit të mërkurën, tha në një postim në Twitter kreu i rojes kufitare finlandeze për çështjet ndërkombëtare, Matti Pitkaniitty, një rritje prej 1,691 krahasuar me të njëjtën ditë javën e kaluar, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Pitkaniitty vazhdoi se numri i njerëzve që kalonin kufirin të mërkurën ishte më i ulët se në një fundjavë normale.

Trafiku kufitar të enjten në mëngjes ka mbetur i ngarkuar, shtoi Roja Kufitare e Finlandës Juglindore në një postim në Twitter të enjten.

Të mërkurën, Ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se Finlanda po monitoron nga afër situatën në Rusi. /Telegrafi/