Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka konfirmuar se numri 9-të është i lirë, pasi te Chelsea nuk e do askush.
Futbollistët aktual e dinë që Romelu Lukaku, Fernando Torres, Radamel Falcao, Alvaro Morata, Gonzalo Higuain e kishin veshur atë numër më herët… kështu që lojtar i ardhur së fundmi, Raheem Sterling, mori numrin 17.
“Lojtarët më thonë se ai numër është ‘i mallkuar’. Prandaj numri është i lirë, jo për ndonjë arsye taktike apo përforcim të ri. Në dhomën e zhveshjes askush nuk dëshiron ‘nëntën’”.
Thomas Tuchel talking about the number 9 shirt. pic.twitter.com/rE5aqWE5zd
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) August 6, 2022
“Më befasoi sepse zakonisht të gjithë e duan atë numër. Megjithatë, askush nuk e dëshiron këtu, as numrat afër tij”, ka thënë Tuchel.
Tuchel nuk donte të detyronte asgjë, kështu që numrat e lirë te Chelsea janë 2, 4, 9, 15.
“Edhe unë jam pak supersticioz, kështu që i kuptoj plotësisht lojtarët. Sa i përket nënshkrimeve të reja, pres që Sterling të jetë në gjendje të na ndihmojë shumë”.
“Azpilicueta dhe Chalobah mbulojnë të njëjtin pozicion në mbrojtje kur luajmë me tre. Cucurella luan në të majtë në atë treshe, si dhe Koulibaly. Është edhe Silva që nuk është aq i ri. Ndoshta do të sjellim një tjetër mbrojtës”, ka thënë Tuchel.
Would love to add one more central defender & one attacking player to the squad, then I feel we have a team that can compete. pic.twitter.com/9q3tKvLUX5
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) August 6, 2022
Meqë ra fjala, Chelsea e nis sezonin e ri sot me një vizitë në Goodison Park kundër Evertonit. /Telegrafi/