Telegrafi

Numri i golave të shënuar nga MSN së bashku tejkalon çdo parashikim

Prej se kur është bërë bashkë treshja MSN ata së bashku kanë shënuar 302 gola së bashku, duke u futur në histori të Barcelonës dhe futbollit. 

Luis Suarez e hapi ndeshjen duke e shënuar golin e 300 për MSN, ndërsa për të ishte goli i 100 me fanellën e Barcelonës.

Ai këtë e arriti pas 120 ndeshjeve, që i bie të ketë një mesatare të mahnitshme goli.

Lexo po ashtu Barça në krye me Messin kualifikohet në çerekfinale (Vidoe)

Messi ka shënuar më shumë. Ai ka shënuar 125 gola prej se MSN është bashkë, ndërsa Neymar është ndalur në numrin e 77 golave.

Suarez ka shënuar 16 gola në këtë sezon, ndërsa goli ndaj Bilbaos është goli i parë në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/