Prej se kur është bërë bashkë treshja MSN ata së bashku kanë shënuar 302 gola së bashku, duke u futur në histori të Barcelonës dhe futbollit.
Luis Suarez e hapi ndeshjen duke e shënuar golin e 300 për MSN, ndërsa për të ishte goli i 100 me fanellën e Barcelonës.
Ai këtë e arriti pas 120 ndeshjeve, që i bie të ketë një mesatare të mahnitshme goli.
Messi ka shënuar më shumë. Ai ka shënuar 125 gola prej se MSN është bashkë, ndërsa Neymar është ndalur në numrin e 77 golave.
Suarez ka shënuar 16 gola në këtë sezon, ndërsa goli ndaj Bilbaos është goli i parë në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/