Telegrafi

Numri i gjobave për 24 orët e kaluara

Një mijë e 176 është numri i tiketave të trafikut të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

“Vetëm dje kanë ndodhur 59 aksidente, ku prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet, derisa 22 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 37 sosh pa të lënduar.Janë arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajte të dënimit”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/