Telegrafi

Numri i britanikëve të prekur me kancer do të arrin shifrën e 500 mijë personave në vit deri në 2040

Numri i njerëzve të diagnostikuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet me 30 për qind deri në vitin 2040, duke e dërguar numrin e rasteve të reja çdo vit në më shumë se gjysmë milioni.

Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, rastet e kancerit do të rriten nga 384 mijë në vit deri në 506 mijë në vitin 2040, sipas analizës së Cancer Research UK.

“NHS rrezikon të mbingarkohet nga vëllimi i madh i të prekurve nga kanceri” nëse qeveria nuk merr masa, thotë organizata, raporton skynews.

Shefja ekzekutive e “Kërkimi i Kancerit” në Mbretërinë e Bashkuar, Michelle Mitchell, tha se “analiza e sotme tregon një pasqyrë të qartë të sfidave që NHS-në e presin në vitet në vijim”.

Gjithashtu vlerësohet se numri i të vdekurve do të arrij shifrat e 208 mijë personave në vit deri në 2040.

Në total, mund të ketë 8.4 milionë raste të reja të kancerit dhe 3.5 milionë vdekje nga kanceri midis viteve 2023 dhe 2040. /Telegrafi/