Site icon Telegrafi

Numri i asamblistëve që pritet të kenë partitë politike në Pejë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar me numërimin e votave të rregullta në Komunën e Pejës, ku LDK ka fituar bindshëm këtë komunë me kandidatin Gazmend Muhaxheri.

KQZ gjithashtu ka publikuar edhe të dhënat për kuvende komunale, ku në Pejë do të jenë 35 asamblistë. LDK për Kuvendin Komunal të Pejës ka marrë 43,37%, AAK 18,86%, LVV 18,75%, PDK 12,83%, Iniciativa Boshnjake për Pejë ka marrë 2,00%.

Kthyer në numër të asamblistëve, LDK pritet të ketë 15 asamblistë, AAK pritet të ketë 6 asamblistë, LVV pritet të ketë 6 asamblistë, PDK pritet të ketë 4 asamblistë dhe Iniciativa Boshnjake për Pejë një asamblist.

Ndryshe, LDK në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur e para në Pejë me 60,41% të votave, LVV 22,36% të votave, AAK 16,37% të votave. /Telegrafi/

Exit mobile version