Site icon Telegrafi

Numërohet gjysma e vendvotimeve – PS vijon të jetë e para me 48.77 për qind

Partia Socialiste vazhdon ta mbajë diferencën me Partinë Demokratike, ku janë numëruar gjysma e vendvotimeve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani janë numëruar 2,575 qendra votimi nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri, nga të cilat PS-ja deri tani ka marrë 361,572 vota apo 48.77 për qind, ndërsa PD-ja ka 291,246 vota apo 39.29 për qind, shkruan Telegrafi.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 52,437 vota apo 7.07 për qind, kurse PSD-ja ka 15,845 vota apo 2.14 për qind.

Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 75 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 58 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Lexo po ashtu Sa vota morën kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri nga numërimi gjysmës së vendvotimeve?

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/

Exit mobile version