Ka përfunduar numërimi i votave në Prizren.
Shaqir Totaj i PDK-së sipas të dhënave të KQZ-së del të jetë fitues i zgjedhjeve në komunën e dytë më të rëndësishme të Kosovës.
Kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta, Totaj ka marrë 51% të votave derisa Haskuka ka 49% të votave.
SHAQIR TOTAJ (PDK) – 27.017 vota apo 51,01%
MYTAHER HASKUKA (LVV) – 25.942 vota apo 48,99%