Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosja ka fituar garën e balotazhit për kryetar të Podujevës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota.
Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota. /Telegrafi/