Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 70% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 74 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani janë numëruar 3,613 qendra votimi (69.5%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.
Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.
Ndarja e votave deri në ora 21:00:
Partia Socialiste 514 013 vota – 48,84%
Partia Demokratike 412 890 vota – 39,23%
Lëvizja Socialiste për Integrim 72 024 vota – 6,84%
Partia Socialdemokrate 23 462 vota – 2,23%
Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 mandate.
Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.
Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.
Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.
Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.
Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.
Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.
Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.
Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.