Telegrafi

Numërohen 95% të votave të diasporës, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar mbi 95% të votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Janë numëruar 12,973 vota, nga 13,500 vota që kanë ardhur nga diaspora, dhe Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm ndaj subjekteve të tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje – 6,850 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2,138 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,103 vota

Koalicioni NISMA-AKR-PD – 891 vota

Koalicioni AAK-PSD – 550 vota

Pjesa tjetër e votave u takon partive të komuniteteve jo shumicë.

Lexo po ashtu Nga Japonia, Kolumbia e deri në Siri, janë votat e ardhura në Kosovë përmes postës

Valmir Elezi nga KQZ ka premtuar se, sipas të gjitha gjasave, procesi i numërimit të votave nga diaspora do të përfundojë sonte./Telegrafi/