Telegrafi

Numërohen 60 për qind të votave në Klinë, prin Zenun Elezaj i AAK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve preliminare në 21 komunat të cilat kanë garuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Deri më tani në komunën e Klinës janë numëruar 60,00 % e vendvotimeve, apo 36 nga 60 vendvotime sa janë gjithsejtë.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe lajmet në kohë reale

Nga rezultatet e deritanishme Zenun Elezaj i AAK-së prin me 57.49% kurse Esat Raci i PDK-së ka 42.51%.

Dalja e qytetarëve në zgjedhje në këtë komunë është 29.83 %. /Telegrafi/